Button vendos të lërë Formula 1, pas 16 vitesh karrierë

21/09/2015 00:00

Jenson Button do t’i japë fund karrierës së tij në Botërorin e Formula 1 pas 16 viteve. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph” sipas së cilës, piloti i McLaren pritet të bëjë lajmërimin zyrtar për këtë vendim përpara Çmimit të Madh të Japonisë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Gjithnjë sipas “The Telegraph”, Button është prej muajsh në bisedime me drejtuesit e skuadrës nga Woking dhe duket se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht në fund të këtij sezoni, që ishte krejtësisht zhgënjyes për të.

Në 16 vitet e karrierës së tij në Formula 1, Button, 35-vjeçar, ka 1 titull botëror, ai i fituar në vitin 2009 me Brawn GP. Ai ka marrë pjesë në 278 gara dhe ka rritur të fitojë 15 të tilla, ndërkohë që 50 herë është ngjitur në podium duke u bërë i treti pilot me më shumë eksperiencë në historinë e Formula 1.

Përveç titullit 6 vite më parë, rezultatet më të mira të Button në Formula 1 ishin vendi i dytë në vitin 2011 dhe i treti në vitin 2004-ën.

Nuk dihet ende se çfarë i rezervon e ardhmja Button, por sipas “Telegraph” britaniku mund të marrë pjesë në World Endurance Championship, ndërkohë që ka zërat të tjerë që flasin për një përfshirje të tij në emisionin televiziv “Top Gear”.

Top Channel