Serbët që kanë punuar ilegalisht në Kosovë, të hënën në protestë

20/09/2015 16:55

Ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që kanë punuar ilegalisht në Kosovë dhe presin që në përputhje të marrëveshjeve së Bruksel të sistemohen në institucionet kosovare, kanë paralajmëruar për të hënën protestë në Mitrovicën veriore, e pas kësaj edhe bllokadë njëorëshe të vendkalimit kufitar të Jarinjës, mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i këtyre punëtorëve, Rajko Shekullarac ka thënë për mediat serbe se në orën 11:00 do të mbahet protestë para ndërtesës së Zyrës serbe për Kosovën në Mitrovicë, ndërsa pas kësaj, për një orë do të bllokojnë vendkalimin në Jarinjë.

Ai tha se rreth 800 punëtorë të MUP-it serb nga Kosova kërkojnë që statusi i tyre i punës të rregullohet në përputhje me ligjet e Serbisë.

Top Channel