Ferrari ‘ringjallet’ në Singapor, në 15:00 provat zyrtare në TCH

19/09/2015 13:50

Sebastian Vettel vendosi kohën më të shpejtë në sesionin të tretë të provave të lira në Formula 1 për Çmimin e Madh të Singaporit.

Gjermani i Ferrarit e ndali kronometrin në kohën 1.45.682, pas 12 xhirove të zhvilluara në pistën Marina Bay, gara e 13-të në kalendarin e këtij botërori.

Po aq mirë u shfaq edhe piloti tjetër i Ferarrit, Kimi Raikkonen,  i cili vendosi kohën e dytë më të shpejtë.

Ruajtën paraqitjet e mira të së premtes dhe dy pilotët e Red Bull, Kyiat dhe Ricciardo, që u renditën përpara dy njëvendësheve Mercedes.

Provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit do të transmetohen direkt në Top Channel duke filluar nga ora 15:00.

Top Channel