
Dhjetra tregtarë të tregut industrial në qytetin e Burrelit, kanë protestuar ndaj aksionit anti-informalitetit.
Pasi janë përballur me grupet e tatimorëve që kanë shkuar për kontroll në treg, tregtarët kanë ulur qepenat dhe i janë drejtuar Bashkisë së Matit ku dhe janë takuar me Drejtorin e Drejtorise Rajonale të Tatimeve Dibër, Dionis Imeraj dhe kryetarin e Bashkisë, Nezir Rizvani.
Tregtarët shprehen se e kanë të pamundur për t’u pajisur me kasë fiskale pasi janë tregtarë që lëvizin nëpër rrethe dhe nuk kanë një vend të përhershëm.
Edhe në Dibër e Bulqizë, tregtarët e tregjeve industriale kanë kundërshtuar tatimoret pasi kërkojnë që të mos trajtohen si biznes i njëjtë me ata që kanë dyqane, por të trajtohen si ambulant.
Pasi konsultimeve për hapësirat ligjore tregtarëve iu premtua se do të shihen mundësitë e regjistrimit të tyre si ambulantë.
Nezir Rizvani, kryebashkiaku i Matit u shpreh se problem i tregtarëve për t’u regjistruar si ambulant do të trajtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Top Channel