Vlorë, arrestohen 4 persona për prerje pyjesh
18/09/2015 11:05
Policia e Vlorës njoftoi arrestimin e katër personave në flagrancë me akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe për shpërdorim detyre.
Ata janë Lame Veruari, administrator i firmës ENEGENDA shpk; Viktor Isufaj, Skënder Vranari si dhe Pëllumb Hysaj. Ky i fundit është specialist në Drejtorinë e Pyjeve.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në flagrancë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prerë disa drurë pemësh në vendin e quajtur Kavalona, pranë Pyllit të Sodës.
Top Channel