UEFA po mendon krijimin e një tjetër aktiviteti europian për ta bashkuar me Champions League dhe Europa League, ide për të cilën duket se po flitet edhe në mbledhjen e përgjithshme të saj, ku marrin pjesë drejtuesit e 54 federatave anëtare.
Në plan të parë, në këtë pikë, mendja të shkon te Kupa e Kupave, por projekti i ri parashikohet të ketë një tjetër formulë; nuk do të marrin pjesë fituesit e kupave, por skuadrat që nuk do të jenë në gjendje të kualifikohen për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës.
Është presidenti i Federatës skoceze, Stjuart Regan, ai që ka konfirmuar se ekziston mundësia që të krijohet një aktivitet i tillë.
“Po flitet vërtet për krijimin e një tjetër aktivitetit europian. Dy janë opsionet: dhënia e një mundësie tjetër skuadrave që eliminohen në fazën e ‘play-off’-it të Championsit dhe Europa Legaue, ose krijimi i një turneu ekskluziv për skuadrat e atyre vendeve, që shumë rrallë kualifikojnë një skuadër të tyren në arenën europiane.
Por, për këtë opsion të dytë “duhen marrë në konsideratë edhe kostot, si dhe të kuptohet nëse ndokujt i intereson të krijohet një aktivitet që të jetë inferior kundrejt Europa League”, u shpreh skocezi.
Top Channel