“Surpriza”, 6 të arrestuar për 19 vjedhje në Lushnje

17/09/2015 10:20

Policia e Lushnjes ka arrestuar 6 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për 19 vjedhje të ndodhura në këtë zonë. Në sajë të operacionit të koduar “Surpriza” janë sekuestruar tre automjete dhe vegla të tjera me të cilat kryheshin vjedhjet.

Të arrestuar janë Fatjon Balliu, 23 vjeç, Namik Rrethi, 33 vjeç, Shkëlqim Sokoli, 26 vjeç, Lenoard Xhafa, 38 vjeç, Kastriot Likja, 25 vjeç, dhe Qerim Kasa 21 vjeç, të gjithë nga Rogozhina. Gjithashtu janë shpallur në kërkim, T. P 24 vjeç, dhe A. GJ, 28 vjeç.

Ata vidhnin në Lushnje dhe Kavajë në objekte të ndryshme tregtare apo banesa duke vjedhur sende të ndryshme. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA