Pas 9 vitesh bashkëpunimi, Red Bull dhe Renault shohin që rrugët e tyre të ndahen. Ai që e bën të ditur këtë lajm është shefi i Renault-Nissan, Carlos Ghosn në një intervistë për “Autocar”.
“E ardhmja jonë do të jetë objekti i diskutimeve me drejtuesit e Red Bull. Ekziston mundësia e krijimit të një skuadre tonën, por edhe jo e largimit nga Botërori i Formula 1. nuk e kemi marrë ende një vendim, po shqyrtojmë veprimet që do të ndërmarrim”, tha Ghosn.
Shefi i Renault nuk ngurroi të kritikojë Red Bull-in në lidhje me sjelljen e kësaj të fundit kundrejt kompanisë franceze të motorëve.
“U treguam shumë të qartë kur thamë se askush nuk duhet të besonte më te ne si furnizues me motorë. Është e qartë se kur jep motorët te një skuadër nuk përmendesh asnjëherë kur ajo fiton dhe kritikohesh gjithnjë në rast se shfaqen probleme. Në këtë rast nuk është çështje drejtësie, por sportiviteti. Në një skuadër fitojnë dhe humbasin të gjithë”, shton Ghosn.
Top Channel