Kultivimi i kanabisit, pranga tre familjarëve në Shkodër
17/09/2015 10:00
Agjentë të policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit tre anëtarë të një familjeje pas zbulimit në banesën e tyre të një parcele me bimë narkotike.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Ndue, Mikel dhe Luçe Podja, të moshave 37, 31 dhe 58 vjeç.
Sipas burimeve, lënda narkotike e tipit kanabis u gjet në pjesën e pasme të banesës së tyre në fshatin bene, në Shllak.
Ndërkohë, në një operacion tjetër, blutë e qytetit verior vunë në pranga shtetasin ndue Zhuri, 72 vjeç, për akuza të ngjashme.
Bimët e gjetura në oborrin e banesës së tij arrinin mbi 2 kg, saktësojnë burimet.
Top Channel