Jurgen Klopp preferon Bayern Munchen kundrejt klubeve angleze. Ish-trajneri i Borussia Dortmund ka marrë 1 vit pushim pas largimit nga verdhezinjtë, megjithatë emri i tij është përmendur shpesh në media. Kohët e fundit u fol shumë për mundësinë e kalimit të tij në kampionatin anglez, ku Liverpool ishte skuadra më e kuotuar për të siguruar shërbimin e tij.
Por, mesa duket, Klopp nuk ka aspak ndërmend të marrë parasysh këte opsion, pasi është në pritje të asaj që do të ndodhë te Bayern Munchen. Klubi bavarez aktualisht është nën drejtimin e Pep Guardiolës, por kontrata e teknikut katalanas me kampionët e Gjermanisë skadon në fund të këtij sezoni dhe 44-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.
Ajo që kërkon të kuptojë Klopp në këtë pikë është pozita e tij në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Guardiolën dhe shpreson që të jetë ai që do të pasojë spanjollin në pankinën e Bayern Munchen.
Top Channel