Barcelona, dëmtim i rëndë për Rafinha

17/09/2015 13:15

Rafinha Alcantara i ka dhënë lamtumirën sezonit 2015-2016.

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se mesfushori ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë gjatë ndeshjes ndaj Romës, të vlefshme për Champions League.

Tashmë, lojtari do të operohet dhe do të qëndrojë 6-9 muaj larg fushave.

Rafinha u dëmtua vetëm 3 minuta pasi hyri në fushën e lojës, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga ana e Radja Nainggolan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA