Lojërat Olimpike 2024, ja pretendentët për organizatorë

16/09/2015 00:00

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarizoi emrat e 5 qyteteve, që do të garojnë për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Hamburgu, Parisi, Roma, Budapesti dhe Los Angeles janë qytetet, që do të pretendojnë të fitojnë këtë garë.

Qyteti amerikan kërkon të presë ngjarjen më të madhe sportive në botë për të tretën herë, pas atyre të viteve 1932 dhe 1984. Parisi garoi për të zhvilluar Olimpiket edhe në vitin 2012, por e humbi garën kundrejt Londrës, ndërkohë që hera e vetme që këtoi lojëra janë zhvilluar në kryeqytetin francez ka qenë në 1924.

Edhe Roma ka eksperiencën e saj në organizimin e një eventi shumë të rëndësishëm, si Lojërat Olimpike, pasi i ka mbajtur ato më parë në vitin 1960, ndërkohë që Budapesti kërkon të bëhet si vendi i dytë i Europës Lindore, pas Rusisë, që zhvillon këtë ngjarje.

E reja në këtë pikë është kandidatura e Hamburgut, pasi qyteti portual i Gjermanisë nuk ka organizuar asnjëherë këtë aktivitet në të kaluarën.

Top Channel