Policia e qarkut të Korcës ka bërë të mundur pasditen e së mërkurës identifikimin e një personi, autor i një plagosjeje me armë zjarri të ndodhur gjatë paradites në fshatin Vërdovë.
Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, uniformat blu kanë arritur në zbardhjen e identitetit të agresorit të armatosur përmes veprimeve të para në vendin e ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive.
Autoritetet policore e kanë identifikuar të kërkuarin me inicialet F.B, 24 vjeç dhe banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Gjatë paradites ai qëlloi me armë 34-vjeçarin me inicialet G.K, i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë.
Autoritetet njoftojnë më tej se kanë nisur koordinimin e veprimeve me prokurorinë e rrethit për procedimin e mëtejshëm të çështjes.
Top Channel