Agjentë të policisë në Burrel, në koordinim me prokurorinë e Matit, kanë ekzekutuar pasditen e së mërkurës operacionin e koduar “Gjoba e Fundit”, përmes të cilit është vënë në pranga një punonjës i OSHEE-së.
Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se, në pranga ka përfunduar shtetasi Idriz Driçi, specialistë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, pasi është kapur në flagrancë duke marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një abonent në këmbim të tolerimit të aktivitetit të tij.
Sipas njoftimit, Driçi ka marrë 50 mijë lekë të reja nga shtetasi D.K, të cilit ia ka zhvatur këto para përmes kërcënimeve se kishte bërë ndërhyrje në aparatin matës, në një kohë kur aparaturat e këtij personi nuk ishin në gjendje pune.
Materialet hetimore janë tashmë në zotërim të prokurorisë, e cila në kuadër të të njëjtit operacion ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy personave të tejrë, një prej të cilëve punonjës i OSHEE-së.
Top Channel