Shkodër, arrestohen pesë persona për kultivim të bimëve narkotike

15/09/2015 09:55

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pesë persona për kultivim të bimëve narkotike, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit Temul.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Ndoj Vavaci, 35 vjeç akuzohet për shpërdorim detyre, pasi gjatë kontrollit në vendin e quajtur Nënëmamëza, janë sekuestruar 6 parcela me 163 bimë kanabis sativa.

Gjithashtu janë arrestuar tre anëtarë të së njëjtës familje, Xhelal Hasani, 53 vjeç, Mergen Hasani, 23 vjeç dhe Esat Hasani, 21 vjeç. Në afërsi të shtëpisë së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit në pronën e tyre janë gjetur 600 gr bimë narkotike e tharë, si dhe një armë zjarri automatik me dy krehëra me fishkë.

Në vijim të këtij operacioni është arrestuar edhe Erhaid Nurej, 21 vjeç, pasi edhe në shtëpinë e tij janë gjetur të kultivuara kanabis sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA