Kosovë, peticion për liberalizimin e vizave

15/09/2015 17:50

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë  kanë dorëzuar të martën peticionin me 54 mijë e 829 nënshkrime të qytetarëve për liberalizimin e vizave.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, tha se ky peticion do t’i japë edhe më shumë shtytje procesit të liberalizimit të vizave.
 
Çollaku theksoi se qytetarët e Kosovës në vitin 2016 do të lëvizin pa viza. Ai tha se kjo do të ndodhë pasi Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet teknike që dalin nga udhërrëfyesi.
 
Megjithatë, Çollaku pranoi se Bashkimi Evropian, duke i parë gabimet që ka bërë me vendet e tjera të rajonit, është munduar që ato t’i përmirësojë me Kosovën, duke i dyfishuar kriteret.

Top Channel