Itali, pranga shqiptarit me 21 kg kokainë; sekuestrohen edhe para kesh

15/09/2015 09:40

Policia italiane ka arrestuar këtë të martë një 37-vjeçar shqiptar së bashku me partneren e tij nga Ekuadori, pasi në një apartament iu gjetën 21 kilogramë kokainë dhe 132 mijë euro para të thata.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është identifikuar me emrin Irakli Kito, i cili e trafikonte lëndën narkotike mes qyteteve Pavia dhe Milano.

Ambalazhimin e drogës, Kito e bënte me markat e njohura të firmave si “Nike”, “Cole”, etj.

Ai është vënë në pranga në flagrancë në momentin që po përpunonte drogën, së bashku me vajzën e huaj, të identifikuar si Maria Elena Meza Alvarado, 36 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale, policia italiane gjeti euro, një makinë presimi për drogën dhe pajisje për falsifikimin e logove të markave të njohura, me të cilat çifti mbështillte pakot e drogës.

Të dy ata rezultonin rezidentë në Barcelonë të Spanjës, me leje të rregullt qëndrimi, por aktivitetin e paligjshëm e ushtronin në Itali.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA