Sam Smith: Doja të vrisja veten

14/09/2015 13:20

Sam Smith duket tërësisht si një tjetër njeri së fundmi falë humbjes së madhe në peshë, por përpara se të pësonte këtë humbje peshe, këngëtari ka zbuluar se teksa shihte fotografitë e tij ku dukej i shëndoshë, mendonte të vriste veten.

Në një intervistë të dhënë për revistën “GQ”, këngëtari është shprehur: “Unë pashë një fotografi timen të zhveshur në plazhin e Sidnejt dhe ajo foto më bëri të mendoja të vrisja veten”.

“Mendoja se isha gjigand, kam pasur probleme me peshën që kur isha fëmijë. Babai im ka qenë instruktor palestre dhe kur unë isha 12 vjeç ai u përpoq të më ndihmonte, por gjithmonë e kam pasur problem”, tha Smith.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA