Tropojë, pranga për moskallëzim të krimit kryeplakut të Palçit

10/09/2015 08:55

Agjentë të policisë së Tropojës kanë arrestuar në orët e fundit kryeplakun e fshatit Palç, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lookale, sipas të cilave prangosja e shtetasit Andrea Ndou ka ardhur pasi ai kishte mbajtur të fshehtë mbjelljen e dy parcelave kanabis.

Burimet saktësojnë se, dy parcelat, të asgjesuara përmes zjarrit, përmbanin në tërësi rreth 100 rrënjë kanabis.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, që përveç akuzës së moskallëzimit ka ngritur 37-vjeçarit edhe atë të “kultivimit të bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA