Meta-Jahjaga: Shqipëria mbështet procesin integrues të Kosovës

10/09/2015 14:15

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me Presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Shqipëria, tha ai mbështet plotësisht avancimin e Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.

Kreu i Kuvendit tha më tej se duhen përqëndruar përpjekjet në forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, shtimit të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Z. Meta e siguroi presidenten e Kosovës se Shqipëria do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës në mbështetje të progresit të gjithanshëm demokratik e shoqëror të vendit fqinj, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike për mbarëvajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Në delegacionin shoqërues të presidentes Jahjaga janë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi. Në takim të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi si dhe Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arta Dade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA