
Në Lushnje, inspektorët tatimorë, ashtu siç kishin paralajmëruar disa ditë më parë po kryejnë kontrolle në çdo biznes. Në fokus të aksionit të tyre kryesisht ka qenë lëshimi i kuponit tatimor.
Në bizneset në qendër të qytetit inspektorët kanë sekuestruar një sasi produktesh, kryesisht cigare dhe pije freskuese, pasi pronari i subjektit tregtar nuk dispononte faturën e origjinës së tyre.
Për shkak të kontrolleve nga inspektoriati i Drejtorisë së Tatim Taksave në qarkun Fier, në Lushnje janë mbyllur rreth 100 biznese vetëm në Karbunarë. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë të regjsitruar pranë QKR-së.
Në këtë të fundit vazhdon ndërkohë fluksi për regjistrim. Sipas të dhënave, vetëm në javën e parë të muajit shtator rezulton të kenë kryer procedurat e regjistrimit rreth 180 biznese.
Top Channel