Kukës, kërcënon punonjësin e OSHEE-së, arrestohet

08/09/2015 10:20

Një person është arrestuar në Kukës pasi ka rezultuar se ka kërcënuar me vrasje një punonjës të OSHEE-së, teksa ky i fundit bënte detyrën.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Arjan Hallaçi, ndaj të cilit është ngritur akuza e “kanosjes për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, punonjësi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është identifikuar vetëm me inicialet B.K, i moshës 64 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA