Aksident në Lushnje, humbin jetën dy kushërinj

08/09/2015 09:00

Dy kushërinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në rrethrrotullimin e Plugut, ku automjeti me të cilin udhëtonin të afërmit është përplasur me një tjetër mjet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Erjon Brahimaj, 33 vjeç nga Ballshi, drejtues i mjetit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Alban Brahimaj, 29 vjeç, pasagjer në mjetin ku udhëtonin, ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnje.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tjetër, Fatjon Berberi, 37 vjeç nga Berati. Sipas burimeve zyrtare Berberi ka rezultuar të drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndaj tij rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA