Adele ka refuzuar të publikojë një këngë për të cilën kishte punuar me Sian për albumin e saj. Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” ka bashkuar fuqitë me këngëtaren e “Chandelier” për një këngë të titulluar “Alive”, këngë e cila do të ishte pjesë e albumit të tretë të Adele, por duket se Adele e ka refuzuar.
Sia ka thënë: “Flet për jetën e saj, kështu që tani do më duhet ta këndoj këngën parë nga perspektiva e saj”.
39-vjeçarja është shprehur se shumë këngë të albumit të saj “This Is Acting” ishin shkruar për artistë të tjerë, por për një arsye ose tjetrën janë refuzuar.
“Këto këngë i kam bërë për artistë të tjerë, por janë refuzuar. Pavarësisht kësaj, mua më pëlqejnë dhe do i mbaj për vete”, ka shtuar ajo.
Sia tashmë po përgatitet ta këndojë këngën “Alive” e vetme për albumin e saj të shtatë.
Top Channel