Elbasan, protestë e kultivuesve të duhanit ndaj aksionit të doganave

07/09/2015 12:30

Qindra kultivues të kulturës së duhanit në qytetin e Elbasanit kanë protestuar sot në kundërshtim të aksionit të Doganave një ditë më parë, gjatë të cilit u sekuestruan 740 kg duhan.

Janë rreth 17 fshatra, kryesisht të zonës së Elbasanit, të cilët kultivojnë duhanin. Këta fermerë shprehen se nuk kanë asnjë mundësi shitjeje dhe ky është i vetmi mjet jetese për ta.
 
Sipas banorëve, për këto fshatra nuk ka një kompani të licensuar që t’ua blejë duhanin ndaj dhe gjenden të detyruar ta shesin atë në treg. Kultivuesit e duhanit kundërshtuan veprimet, sipas tyre abuzive të Drejtorisë së Doganave, e cila me pa të drejtë, siç thanë ata, u sekuestroi mallin duke u  marrë djersën e një viti të tërë.

Fermerët kërkuan një zgjidhje nga shteti, në rast të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA