Drogë me avionë nga Shqipëria në Itali

07/09/2015 00:00

“Nga hetimet e kryera nga pala italiane dhe nga shërbimet e përgjimit rezulton që grupi kriminal ishte bërë gati për fazën finale të aktivitetit të paligjshëm, duke përgatitur importimin e një sasie lënde narkotike të tipit marijuanë rreth 120 kg që do të transportohej nga Shqipëria.

Sipas hetimeve rezulton se në daten 31 gusht, shtetasi italian Pasquale  D’Ambrosio në pilotim të avionit të tij ultra të lehtë model “Dynamic”,  i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe.

Nga përgjimet rezulton se në datën 1 shtator ai do të nisej për në Shqipëri nga ku, duke ndjekur të gjitha mënyrat operative të realizuara edhe në rastin e importimit të parë të kryer nga grupi me të 4 Qershor 2015, duhet të mbërrinte në një zonë të papërcaktuar në territorin shqiptar dhe të transportonte 120 kg marijuanë. 

Për shkak të disa rrethanave të paparashikuara, grupi kriminal nuk e realizonte deri në fund udhëtimin dhe D’Ambrosio është kthyer me avionin e tij.

Më datë 1 Shtator 2015, pala italiane nisi shërbimin e vëzhgimit. Piloti D’Ambrosio pas çdo uljeje takohej edhe me shtetasin shqiptar  Maksim Llanaj, i arrestuar.

Nga përgjimet telefonike të tyre, verifikohet përgjegjësia e plotë e të gjithë shtetasve nën hetim për importimin e lëndës narkotike. Nga kontrolli i avionit nuk është gjetur drogë, por është mundur që të zbulohen disa elemente të rëndësishme në lidhje me përdorimin  e këtij avioni për transportimin e narkotikëve, duke e modifikuar atë për këtë proces.

Pas provave të mbledhura në Itali është arrestuar Pasquale D’Ambrosio  e  Maksim Llanaj, si dhe është sekuestruar avioni.

Grupi kriminal kishte një prej anëtarëve kryesorë në Shqipëri, detyra e të cilit ishte gjetja e lëndës narkotike dhe transportimi deri në një “fushë  fluturimi” të mundshme për të ulur avionin.  Pra, nga Italia nëpërmjet rakordimeve me anë të telefonit, dërgohej “korrieri me avion”, i cili  nisej nga fusha e fluturimit në  Gattinara duke u ulur në një fushe të panjohur në Shqipëri, por duke bërë një ulje teknike në provincën e Leçe. 

Në këtë mënyrë, në pak orë, sasi të mëdha të lëndës narkotike arrinin në Piemonte për t’u shitur me pakicë në zonën e Torinos, Vercellit dhe Biellas.

Pas një tentative të parë, grupi kriminal kishte finalizuar importimin e rreth 80 kg marijuanë në ditët e para të qershorit.  Ndërkohë, më datë 1 shtator 2015, ishte programuar edhe transportimi i një sasie të madhe marijuane, e cila nuk u realizua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA