Vjedhja e energjisë, arrestohen 17 persona gjatë javës
06/09/2015 10:45
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE-në, ka vijuar punën për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Gjatë kësaj jave, nga kontrollet e përbashkëta është bërë i mundur evidentimi i 37 rasteve të vjedhjes së energjisë dhe arrestimi në flagrancë i 17 personave.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 të tjerë.
Policia shton se gjatë javës që kaluam janë ndërprerë 1841 lidhje të abonentëve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.
Top Channel