AAK: Policia e Kosovës duhet të jetë lider në Rajon

06/09/2015 16:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Policia e Kosovës të bëhet lider në rajon, në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në një komunikatë urimi të këtij subjekti politik për 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, konstatohet se ky institucion është shtylla më e rëndësishme e shtetit. Prandaj, sipas AAK-së, qasja e institucioneve të Kosovës duhet të fokusohet në përmirësimin e kushteve për policinë.

“Vizioni ynë është që Policia e Kosovës të bëhet lider në rajon, sidomos në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, dhe ky vizion kërkon ndërmarrjen e veprimeve reformuese, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, mbështetjen më të madhe financiare dhe në pajisje teknike, si dhe miratimin e pakos sociale për zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA