Të plagosurit, jashtë rrezikut për jetën

05/09/2015 12:10

Në orën 01:00 të ditës së shtunë, në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur shtatë persona të plagosur si pasojë e një përleshjeje në Lagunën e Patokut.

Mjeku i Spitalit të Traumës, Agron Dogjani, i cili është marrë me mjekimin e të plagosurve, pesë prej të cilëve janë pjesëtarë të familjes Cali në Kurbin, u shpreh se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 1.00 të natës u paraqitën një grup pacientësh që kishin ardhur pas një zënke, motivet nuk i di. Ishin pesë pjestar të familjes Cali, nga të cilët tre të gjithë me goditje me mjete të forta, nga të cilët tre largohen nga spitali. Të cilët janë Gjok Cali, 53 vjeç me një plagë në kokë, i cili pasi u observua u pa që nuk kishte dëmtime të rëndësishme, dhe është larguar pranë familjes me mjekim ambulator. Po ashtu dhe Francesk Cali, 30 vjeç, me plagë në regjionin radiokarpal, dhe ai nuk kishte çrregullime që përbënin kërcënim për jetën. Iu dha mjeki ambulator dhe shkoi pranë familjes. Po ashtu dhe Gjergj Cali, kishte një plag nga goditje me mjete të forta në afërsi të veshit të djathtë, i cili u mbajt në observacion disa orë dhe u largua drejt familjes.  Veç këtyre janë dhe dy pacientë të tjerë, po të kësaj familje që kanë dy dëmtime me armë zjarri, të dy në nivelin e kockave të kërcirit, të cilët janë pa dëmtime të vatrave kryesore të gjakut, me dëmtime kockore që janë trajtuar nga ekipi i orotopedëve. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe nuk kemi dëmtime që janë rrezik për jetën. Këta dy pacientë janë Tom Cali dhe Nikollë Cali, të dy të të njëjtës familje”, tha Dogjani.

Mjeku sqaron se më rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e 37-vjeçarit Eduart Prenga, i cili është goditur me thikë në afërsi të mushkërisë së djathtë.

“Veç tyre janë dhe dy pacientë të tjerë që janë në gjendje më të rënduar, Eduard Prenga, 37 vjeç, ai vjen me një plagë me thikë, e cila kishte dëmtuar dhe pulmonin e djathtë. Në momentin që kishim stabilitet realizuam një skaner dhe u pa që kishte hemotoraks. Për momentin nuk paraqet rrezik për jetën, është mbajtur në ambientet e urgjencës për 6 orë dhe tani në pavionin e kirurgjisë. Pacienti tjetër është Gazmir Jushi, 29 vjeç, ai kishte një plagë. Kisht dyshim për dëmtim të mëlçisë, në gjithë ekzaminimet nuk u konstatuan dëmtime për rrezik për jetën”, tha mjeku.

Jashtë dyerve të dhomave ku gjenden të plagosurit, të cilët po marrin trajtimin e duhur shëndetësor, gjenden forcat e policisë. Familjarët e të plagosurve nuk kanë dashur të komentojnë për median këtë përleshje e cila ka në themel pronësinë e Lagunës së Patokut, ku pjesëtarët e familjes Cali kanë një lokal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA