Policia: Prenga u arrestua në kushtet e flagrancës
05/09/2015 15:30
Zyrtarë të Policisë së Shtetit, përmes një deklarate për shtyp ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Laç, ku u përfshi edhe deputeti i PS, Armando Prenga.
Shefi i komisariatit lokal të policisë, Nik Nikolla ka sqaruar se deputeti Prenga është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Sipas tij, ngjarja, ku janë përdorur armë zjarri dhe mjete të forta, ka ndodhur jashtë ambjenteve të komisariatit të Kurbinit.
“Armando Prenga ka plagosur me qytën e pistoletës shtetasin Gjok Cali. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje”, ka sqaruar Nikolla.
Ai ka shtuar se, “askush, pavarësisht statusit që ka, nuk është i paprekshëm përballë ligjit”, ka deklaruar më tej Nikolla.
Top Channel