Avokati i Prengës: Arrestimi i klientit tim, i paligjshëm

05/09/2015 11:50

Avokati i deputetit Armando Prenga, Baftjar Rusi, ishte në Policinë e Tiranës, aty ku sipas tij, policia nuk e lejoi të takonte klientin e tij.

“Nuk u lejova të takoj klientin tim dhe kjo është shkelje e ligjit. Policia më tha të pres dhe se do të më njoftojnë”, tha avokati i deputetit, i cili është arrestuar mëngjesin e së shtunës pas një konflikti në Laç, ku mbetën të plagosur 7 persona.

Pasi u takua me deputetin, avokati Rusi tha: “Klienti im e ka me leje armën dhe arrestimi është i paligjshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA