Vettel: Ditë pozitive, por nuk jemi aty ku duhet

04/09/2015 00:00

Është një Sebastian Vettel i kënaqur me provat e lira të Çmimit të Madh të Italisë, ku përfundoi i treti, pas dy makinave Mercedes të Hamilton dhe Rosberg.

Piloti i Ferrarit u shpreh kështu për mediat: “Mendoj se ishte një ditë pozitive për ne. Nuk patëm probleme me makinën dhe realizuam shumë xhiro”.

Gjithsesi, Vettel mendon se Ferrari mund të tregojë më shumë: “Nuk jemi ende aty ku duhet, por mund të përmirësohemi”.

Top Channel