Shkodër, 4 në pranga për kultivim hashashi

04/09/2015 09:40

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë katër persona, të akuzuar për kultivim dhe shitje të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit Nikollë Marashi, 62 vjeç, Florjan Marashi, 27 vjeç, Altin Marashi, 38 vjeç dhe Ervin Marashi, 19 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pas gjetjes së një parcele të mbjellë me bimë narkotike të llojit hashash në oborrin e banesës së tyre.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në cilësinë e provës materiale 4 kilogramë marijuanë. 

Materialet i kaluan  Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikesh” si dhe “Kultivim të bimëve narkotike në bashkpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA