Rosberg, i shqetësuar: Duhet të kopjoj Hamiltonin

04/09/2015 00:00

Nuk ishte një e premte e mirë për Nico Rosberg. Piloti i Mercedesit e pa veten pas shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton, si në sesionin e parë, ashtu edhe në të dytin e provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë.

Gjermani tha se nuk di se çfarë të bëjë që të jetë në nivelin e Hamiltonit në provat zyrtare të së shtunës dhe në garën e së dielës.

“Problemi është në dy kthesat e fundit. Aty humbas tre të dhjetat. Është e tepërt. Nuk e di se çfarë bën Hamiltoni aty, duhet të shoh se çfarë trajektoreje ndjek. Të shohim nëse mund ta kopjoj ndopak. Nuk do të jetë e lehtë”, tha Rosberg.

Top Channel