Iglesias: Marrëdhëniet perfekte nuk ekzistojnë

04/09/2015 05:10

Enrique Iglesias ka treguar realitetin që ndodh në një marrëdhënie, duke na e bërë të qartë se ai dhe Anna Kournikova nuk do të jetë çifti i ardhshëm që do të ndahet.

Ky vit ka qenë shumë i keq për disa personazhe të famshëm, të cilët i kanë dhënë fund marrëdhënieve të tyre, por këngëtari ka thënë se marrëdhënia e tij me Anna është shumë e fortë pavarësisht se nuk është perfekte.

“Ti kalon momente shumë të bukura, por edhe të mërzitshme. Është pak e vështirë për mua të besoj në marrëdhëniet perfekte pasi për mendimin tim ato nuk ekzistojnë”, ka thënë këngëtari.

Enrique dhe Anna kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që në vitin 2001, por akoma nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA