![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/Trendi-i-ri-me-botoks-po-përhapet-me-shpejtësi-në-rrjet-reagojnë-kirurgët-6-800x450.jpg)
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Danimarkë-Shqipëri. Kombëtarja jonë do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, me këtë formacion: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Cikalleshi.
Ashtu siç pritej, trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Cikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi në krahë. Në pankinë, të gatshëm për kontributin e tyre do të jenë: Shehi, Hoxha, Lila, Rrahmani, Aliji, Basha, Memushaj, Kaçe, Roshi, Sadiku, Salihi, Balaj.
Ndërkohë, formacioni i Danimarkës është ky: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist; Sisto, Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.
Top Channel