Maradona martohet, Papa mund të drejtojë ceremoninë

03/09/2015 00:00

Autoriteti kristian më i rëndësishëm në Botë, Papa Françesku dhe futbollisti më i mirë në histori, Diego Armando Maradona duket se do të takohen për një ngjarje të veçantë. “El Pibe De Oro” ka vendosur që të lidhë kurorë me të fejuarën e tij Rosío, martesë kjo, ceremonia e së cilës do të drejtohet nga vetë Papa i Vatikanit.

Sipas asaj që publikohet në median argjentinase, Maradona duket se ka arritur të bindë Papa Françeskun që të drejtojë këtë ngjarje të veçantë të jetës së tij që ka shumë të ngjarë të zhvillohet në 13 dhjetor në Romë.

Për Maradonën, kjo me Rosíon do të jetë martesa e dytë në jetën e tij pas asaj me Klaudia Vijafane, me të cilën u divorcua në 2004 pas 15 vitesh. Problemi qëndron se Maradona nuk do të mund të zhvillojë ceremoni martesore në kishë, por sipas asaj që publikohet në median argjentinase, do të kërkojë fillimisht anulimin e martesës në Selinë e Shenjtë, duke shpresuar te ndihma e Monsinjor Alehandro Bung, edhe ky argjentinas.

Top Channel