Berat, vret veten me armën e shërbimit efektivi i policisë

03/09/2015 22:15

Burime të Policisë së Qarkut Berat kanë njoftuar në orët e mbrëmjes së të enjtes se, një prej efektivëve të forcave blu të Beratit ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit, në rrethana ende të paqarta.

Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së sotme dhe menjëherë pas përfundimti të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë.

Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, edhe pse ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.

Ilir Nano jetonte prej disa vitesh në Berat, pikërisht në lagjen “Çlirim”, në një banesë me qira. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA