Seria A, Interi fiton ndaj Karpit me dygolësh të malazezit Jovetic

31/08/2015 00:00

Pas golit të shënuar ndaj Atalantës, Jovetic shënon dy gola të tjerë për Interin në ndeshjen e së dielës në mbrëmje ndaj Karpit, në fitoren 2-1 të zikaltërve në tranfesrtë.

Malazezi shënoi në minutën e 31 dhe në minutën e 89 me 11-metërsh. Për Karpin kishte barazuar Di Gauddio në minutën e 81.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Kievo poshtëroi Lacion me rezultatin 4-0, Napoli barazoi 2-2 ndaj Sampdorias, Atalanta mundi Frozinonen 2-0, po me të njëjtin rezultat mundi Xhenoa skuadrën e Veronës, Torino mposhti Fiorentinën 3-1 dhe Udineze humbi në shtëpi ndaj Palermos me rezultatin 1-0.

Top Channel