LG së shpejti do të nxjerr në treg versionin më të ri të orës smart “Urbane Luxe”, një version premium, me 23 karat ari.

Kjo orë smart me sistem Android, kushton shumë më shtrenjtë se ajo “Urbane”, versioni i parë që kushtonte rreth 350 dollarë.

“Urbane Luxe” do të kushtojë 1200 dollarë, pavarësisht se disa e cilësojnë si çmim shumë të lartë, por në krahasim me orët smart të Apple, sidomos versionin prej ari i cili kushton 10 mijë dollarë, është shumë i lirë.

Sidoqoftë, do të ketë një numër të limituar orësh “Urbane Luxe” që do të hidhen në treg, ndërsa mund të bëhen edhe porositë para kohe në shtator.

Top Channel