Chelsea e ka “harruar” Eva Carneiro-n dhe ka gjetur një mjeke të re.
Mediat britanike shkruajnë se Viktoriya Gameeva, mjekje e skuadrës ruse Spartak Moska, do të bëhet pjesë e ekipit mjekësor të skuadrës londineze.
Për të shtuar akoma më shumë thashethemet, Gameeva ka postuar një foto në Instagram me fanelën e Chelsea-t.
Përkundër angazhimit serioz me skuadrën ruse, Viktoriya-s duket se i pëlqen shumë plazhi. Në llogarinë e saj në Instagram ka një sërë fotosh, ku tregon linjat e saj.
Eva Carneiro, në të vërtetë, ende është pjesë e ekipit mjekësor të Chelsea-t, por Mou ka dhënë urdhër që të qëndrojë larg skuadrës së parë.
Çuditërisht, pa Evën edhe Chelsea ka ngecur, pasi në katër ndeshjet e para në kampionat ka marrë vetëm 4 pikë.
Mou është detyruar t’i rikthehet merkatos duke sjellë disa lojtarë, por “qershia mbi tortë” e merkatos së bluve mund të jetë Viktoriya Gammeva.
Top Channel