Danimarkë-Shqipëri, edhe në parkun e Kryeministrisë

31/08/2015 00:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë, e planifikuar për të premten e 4 shtatorit, do të ndiqet edhe nga parku i Kryeministrisë.

“Kuqezinjtë në fushën e parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot.

“Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet kuqezinjëve nga fusha e blertë e parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbillimin ditën e diel, ku 11 lojtarët e parë tashmë gjenden nën urdhërat e De Biasit në Venecia. Skuadra do të kompletohet të martën pasdite, pasi disa prej lojtarëve të ftuar kishin ndeshje të dielën në mbrëmje.

Top Channel