Arrihet marrëveshja Juve-Inter, Hernanes vishet bardhezi

31/08/2015 00:00

Hernanes është kamerdarja e shpëtimit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë blerë në orët e fundit të merkatos verore fantazistin brazilian të Interit.

Gjithçka është mbyllur në orët e pasdites së të hënës dhe tashmë Hernanes është një lojtar i Juventusit. Sipas SkySport, kampionët e Italisë dhe zikaltërit kanë arritur marrëveshjen, ku në arkët e Interit do të kalojnë 11 milionë euro.

Braziliani është një zgjedhje in-extremis për bardhezinjtë, pasi dështimit në disa pista të tjera, jashtë Serisë A, ku më i përfoluri ishte talenti gjerman, Julian Draxler. Juventusi ishte pranë firmosjes më të, por ndërhyrja në momentin e fundit e Ëolfsburgut me një ofertë më të lartë ndryshoi gjithçka.

Përveç Draxler, emrat e tjerë të përfolur në merkaton e Juventusit këtë verë ishin edhe Gotze, Isco, Oscar e Witsel.

Top Channel