Pesë minuta pas takimit me eksperten e energjisë dhe gjumit, Nerina Ramlakhan, ajo të jep një lajm të keq, thotë Zoe Kleinman, gazetari i lajmeve në fushën e të rejave teknologjike të BBC.

“Ju keni modelin klasik të dikujt që është në një cikël lodhjeje. Ju tashmë keni vetëm energji për mbijetesë. Sistemi juaj nervor është gjatë gjithë kohës në punë. Unë do të mendoja se ju pasdite ndjeheni të shpartalluar, çka do të thotë se keni nevojë për adrenalinë, noradrenalin dhe cortisol”, thotë Ramlakhan.

Doktoresha Nerina Ramlakhan është pjesë e skuadrës së trajtimit të varësisë nga teknologjia. Sigurisht, lodhja është një prodhim i jetës së ngarkuar moderne; fëmijët, puna, hobet, etj. “Pacientët e mi kanë një gjë të përbashkët, faktin se ata janë përballë ekranit gjatë gjithë kohës. Madje edhe natën kur përpiqen të flenë. Kjo është përhapur kaq shumë”,vijon Ramlakhan.

Pavarësisht nga mosha, të gjithë janë të fokusuar para ekranit të madh dhe të vogël, madje, vijon doktoresha një prej pacientëve të saj u largua nga puna pikërisht pasi punonte gjithë natën, dërgonte emaile dhe në pesë të mëngjesit. Tashmë ai po i nënshtrohet një trajtimi mjekësor.

“Ne shohim një rënie të kujtesës, rënie në shkollë, pasi ata nuk zhvillojnë atë pjesë të trurit që është një muskul që kemi nevojë të zhvillojmë për t’u fokusuar”, thotë ajo për BBC-në.

Shkolla e vjetër
Filozofia e shkollës Steiner- Waldorf i inkurajon fëmijët nën 12 vjeç që të mos qëndrojnë para ekranit, dhe udhëzimet e monitoruesit të shëndetit mendor britanik sugjerojnë të paktën vetëm 2 orë në ditë para ekranit, si për të rriturit dhe për të vegjëlit, me qëllim që të rrisin aktivitetin e tyre fizik. “Na duhen dekada të përshtatemi me teknologjinë e re. Teknologjia është një gjë e mrekullueshme nëse e përdorim si duhet, dhe ne duhet ta përdorim atë si duhet”, thotë Dave Coplin, nga Microsoft.

Është brezi i tanishëm, ata të cilët e kujtojnë jetën përpara internetit, për të cilët varësia ndaj teknologjisë është e parezistueshme, pranon dr. Ramlakhan.

Loja e fëmijëve
Pra, si po merr formë brezi i ri? Një studim i fundit i shkollës londineze të ekonomisë sugjeron se në shkollat që nuk lejohen telefonat, rezultatet pozitive të fëmijëve në testime ishte rritur me 6%.

Top Channel