Facebook ofron flitra për foton në aplikacionin e saj për iOS prej disa vitesh tashmë. Megjithatë, Facebook ka përditësuar paketën e ngarkimit të fotove në aplikacionin e saj për iOS, para disa muajsh, me komanda si filtri i fotos, ngjitja e emoji, mbivendosje teksti etj. Tashmë Facebook ka shtuar disa komanda redaktimi edhe për faqen në internet.

Kur ngarkoni një foto në Facebook.com nga brouseri juaj në kompjuter apo laptop, do të shihni ikonën e një furçe pikture pranë ikonës së etiketimit.

Pasi të klikoni këtë ikonë, do të dalin opsionet e prerjes, filtrimit dhe vendosjes së tekstit apo një figure.

Filtrat
Gjashtë filtrat e vlefshme në faqen e internetit të Facebook quhen Vintage, Spring, Summer, Fall, Winter dhe Snow. Këto janë të njëjtat filtra që përdoren në aplikacionin e Facebook për telefon.

Figurat
Figurat e vlefshme në Facebook janë të njëjtat e emoticon-ëve “Meep” që janë dhe në aplikacionin për telefona. Por mund të shkarkoni figura të tjera nga Facebook Sticker Store duke shtypur ikonën “+” kur shtoni një figurë. Ky opsion është njësoj si aplikacioni “Stickered for Messenger”, që të jep mundësinë të shtosh figura në foton që poston në Facebook Messenger.

Redaktimi i tekstit
Redaktimi i tekstit ka dy opsioni, majtas ose në qendër. Gjithashtu, mund të zgjidhni ngjyrat dhe modelin e tekstit dhe teksti mund të rrotullohet në çdo drejtim. Por ka vetëm 5 modele shkrimi: Helvetica, Impact, Comic Sans, Times New Roman dhe Courier.

FOTO GALERI
1/3
6 filtrat e vlefshme në faqen e internetit të Facebook quhen Vintage, Spring, Summer, Fall, Winter dhe Snow

Top Channel