Një revolucion sa i vogël dhe i madh në Instagram: prej të enjtes mund të postohen foto dhe video jo vetëm në formatin tradicional kuadrat, por edhe me orientim horizontal apo vertikal.

Rrjeti social i fotove u ka vënë veshin kërkesave të përdoruesve, duke hequr këtë mbrojtëse të kotë, formatin kuadrat, i kundërshtuar që në fillimet e tij.

Por tashmë, pas hedhjes së fotos do të jetë e mundur të ndryshojë edhe formati. Por jo vetëm. Do të ndryshojnë edhe filtrat, që tashmë janë unifikuar dhe janë bërë të zakonshëm, si për fotot, ashtu dhe për videot.

Instagram numëron mbi 300 milionë përdorues në nivel botëror, 30% e të cilëve janë në SHBA. Çdo ditë shpërndahen mbi 70 milionë foto dhe mbledhin 2.5 miliardë “like” të përditshme.

Top Channel