1 miliard njerëz kanë përdorur Facebook-un në një ditë të vetme. Lajmi është dhënë nga Mark Zuckerberg, i cili e ka quajtur këtë arritje si një moment historik për rrjetin më të madh social.

Zuckerberg, i cili e krijoi Facebook-un në konviktin e tij në Harvard, bëri njoftimin në llogarinë e tij.

“Ne sapo shënuam një moment të rëndësishëm. Për herë të parë, 1miliard njerëz përdorën Facebook-un në një ditë të vetme. Të hënën, 1 në 7 njerëz në Tokë shfrytëzuan Facebook-un për t’u lidhur me miqtë dhe familjen e tyre”, shkroi Zuckerberg.

Ai nuk harroi të falënderonte të gjithë përdoruesit, duke shtuar se kjo arritje është vetëm fillimi, i asaj që ai e quan, “një bote të lidhur”.

“Një botë e hapur dhe e lidhur është një botë më e mirë. Ajo bën që të forconi marrëdhëniet me ata që doni, bën që të kemi një ekonomi më të fuqishme me më shumë mundësi dhe një shoqëri që shpalos të gjitha vlerat e saj”, vazhdoi ai.

Top Channel