“Vuelta” 2015, Sagan fiton etapën e tretë. Triumfi i parë pas 780 ditësh

25/08/2015 00:00

Pasi fitoi fanelën e verdhë në Turin e Francës, pavarësisht se nuk arriti të fitonte asnjë prej etapave të zhvilluara gjatë kësaj vere, Peter Sagan arrin të sigurojë një fitore të tillë në etapën e tretë të xhiros së Spanjës “Vuelta di Spagna”, e gjatë 158 km nga Mijas deri në Malaga.

Çiklisti sllovak i ekipit “Tinkoff-Saxo” triumfoi në sprintin final duke befasuar francezin Nacer Bouhanni të “Cofidis” dhe gjermanin John Degenkolb të “Giant Alpecin”. Megjithatë, fanela e kuqe e udhëheqësit të klasifikimit mbetet mbi shpinën e kolumbianit Johan Chavez.

Etapa e tretë u zhvillua pa Vincenzo Nibalin, i skualifikuar, dhe pa Fabian Cancellaran, i tërhequr në garën paraardhëse.

Top Channel