Skënderbeu me “mision të pamundur” Champions
25/08/2015 00:00
Skënderbeu do të kërkojë mrekullinë sonte në ndeshjen e kthimit me Dinamon e Zagrebit në Kroaci.
Korçarët do të luajnë gjithçka për të përmbysur rezultatin e një jave më parë në “Elbasan Arena”, ku kroatët fituan 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit.
Misioni i kampionëve të Shqipërisë bëhet akoma më i vështirë pas largimit të Hamdi Salihit.
Për t’u kualifkuar për në grupet e Ligës së Kampionëve Skënderbeut i duhet një fitore me dy ose më shumë gola, ndërkohë që në rast eleminimi korçarët do të luajnë në grupet e Ligës së Europës.
Misioni “Champions” duket i pamundur, por Skënderbeu nuk ka se çfarë të humbasë, e për këtë edhe trajneri Mirel Josa theksoi se ekipi do ta provojë.
Top Channel