Juve, Cuadrado arrin në Itali

25/08/2015 00:00

Juventus është shumë pranë huazimit të Juan Cuadrados nga Chelsea i Jose Mourinhos. Kolumbiani është shfaqur në Aeroportin Malpensa, në veri të Italisë, në orët e para të së martës.

Cuadrado është mirëpritur nga dhjetëra tifozë të cilët ishin mbledhur në aeroport.

Të martën, 27-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ndërsa pritet që gjatë ditës të firmoset edhe marrëveshja e huazimit.

Cadrado u transferua te Chelsea në fillim të këtij viti për rreth 30 milionë euro, por nuk arriti të fitojë sfidën me brazilianin Willian për një vend në formacionin e “bluve”.

Top Channel